Nëse Shqipëria dëshiron të largohet me pikë nga Palermo duhet të tregojë mbi të gjitha vëmendje maksimale ndaj Ciro Immobiles, i kthyer përsëri në formën më të mirë dhe në pikë referimi për sulmin e Italisë.
Futbollisti po kalon një sezon të shkëlqyer me Lazion dhe shpreson që të vazhdojë me të njëtat ritme edhe në Kombëtare, ku ka realizuar 4 gola në 4 ndeshjet zyrtare. Megjithatë, ai është I ndërgjegjshëm se ndaj Shqipërisë nuk do të jetë e lehtë.
“Shqipëria vjen nga Europiani dhe nuk është një shëtitje për ne. Do të mbrojë rezultatin me thonj e me dhëmbë. Duhet të japim maksimumin ndaj saj, kushdo që do të zbresë në fushë, do të japë maksumimin. Me siguri që edhe do të vuajmë, edhe të sulmojmë”, tha ai në konferencën e sotme për shtyp.
Një element që Imobile njeh mirë është Thoma Strakosha, shoku i tij i skuadrës te Lazio, i cili është kandidat për të zbritur në fushë që nga minuta e parë me fanellën kuqezi edhe në Palermo.
“Kam folur me të, më ka thënë se do të na e vështirësojnë jetën, por do të bëjmë gjithçka për t’i mundur. Në Palermo kam luajtur dy herë, është shumë vend i bukur, atmosfera është e bukur, momenti i himnit është fantastik. Por Strakosha nuk ma tregoi formacionin e Shqipërisë”, deklaroi duke qeshur sulmuesi.
Në fund, nuk mund të mungonin elozhet edhe për një tjetër shqiptar, Igli Taren, i cili ka arritur të ndërtojë një skuadër si Lacio që është shfaqur pretendente për objektiva ambicioz, pavarësisht vështirësive.
“Nuk ishim favoritë në start pasi ndodhi kaosi me Bielsën, por gjërat shkuan në vend kur mbërriti Inzagi. Tare, Lotito dhe Peruci po bëjnë një punë shumë të mirë. Askush nuk e priste këtë, as vetë ne”, tha Immobile.
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele