Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile, ka insistuar se nuk ishte fajtor, pas raportimeve se ai mund të ketë qenë shkaktari i aksidentit.
Lazio e konfirmoi se kapiteni i tyre kishte thyer brinjët dhe kishte dëmtuar shtyllën kurrizore gjatë aksidentit që makina e tij u shkatërrua plotësisht.
Avokati i lojtarit ka lëshuar një deklaratë në emrin e lojtarit, ku ka mohuar që klienti i tij ka bërë ndonjë gabim.
“[Ai] është i lehtësuar që askush nuk pësoi lëndime serioze, i vetëdijshëm në këtë moment se ai u soll në mënyrë korrekte, ai ka besim të plotë tek autoritetet që po përfundojnë hetimin e tyre”, thuhet në deklaratë.
Incidenti ndodhi pasi Immobile kishte shënuar në fitoren 3:0 kundër Spezias të premten në Serie A.
Immobile tani ka 12 gola për Lazion këtë sezon nga 30 paraqitje në të gjitha garat./Arbresh.info/
Aksident në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë, dy të lënduar
Dritë në fund të tunelit për Barcelonën në lidhje me Dani Ol...
Pse turistët zhgënjehen nga Parisi?
Përurimi i një shkolle dhe një çerdhe në Viti, merr pjesë Na...
KQZ sot miraton fletëvotimin, të enjten nis votimi jashtë Ko...
Parashikimi i motit për sot