Qendërsulmuesi i Italisë, Ciro Immobile thotë se do t’i kthente dy golat e tij për të fituar trofeun e Kampionatit Evropian.
31-vjeçari shënoi dy gola në tre paraqitje në Kampionatin Evropian deri më tani, por shpesh është kritikuar për mungesë të performancës me Azzurrin me të cilët ka arritur 15 gola në karrierën e tij.
“Unë ndiej besimin e të gjithëve, tani ndihem shumë mirë. Ne luajtëm një lojë shumë të mirë kundër Austrisë, mbase jo ndeshjen më të mirë, por sollëm fitoren në shtëpi” – tha sulmuesi i Lazios në një konferencë për shtyp.
“Ndjej që të gjithë po më besojnë, nuk jam ndjerë kurrë kështu. Unë duhet të kisha shënuar më shumë gola me ekipin kombëtar, por një fitore mund të bëjë që të harrohet e kaluara dhe të gjitha gjërat që janë thënë. Po përpiqem të harrojë të kaluarën me Euro” – vazhdoi ai.
“Marrëdhënia me Mancini është përmirësuar dhe kjo është e rëndësishme. Unë gjithmonë përpiqem të jap më të mirën time dhe Vialli po më ndihmon aq shumë. ”Italia luan garën e saj të parë ndërkombëtare në pesë vjet pasi nuk arritën të kualifikoheshin për Kupën e Botës 2018.
“Do t’i falja dy golat e mia për të fituar kupën. Nuk është klishe, është e vërteta. Unë u përpoqa të shënoj kundër Austrisë, nuk u fut për shkak të disa gabimeve dhe sepse isha i pafat. Nuk ishte një lojë e lehtë, ne po përballemi me ekipet më të mira tani” – përfundoi Immobile. /Gazeta Express/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...