Kryeimami i Bashkësisë Islame të Pejës, Enes Goga ka folur për Ramazanin dhe tema të tjera.
Goga ka thënë në RTV Dukagjini se agjërimi është obligim për çdo besimtar dhe besimtare të rritur dhe që është i aftë mendërisht, por ai thotë se te shqiptarët kemi edhe një presedan tjetër.
“Agjërimi është obligim për muslimanët përafërsisht nga mosha 14-15 vjeç, Por te ne shqiptarët jemi edukuar që të fillojmë agjërimin edhe para kësaj moshe. Edhe pse ndoshta nuk kemi mundur të agjërojmë tërë ditën, ne kemi provuar të agjërojmë një pjesë të ditës që të përjetojmë një ndjenjë kaq të bukur”, tha ai.
Kryeimami i Pejës ka thënë se te shqiptarët agjërimi është edhe traditë e vjetër me qindra vite por është obligim e jo adet.
Goga ka thënë se Islami te shqiptarët duhet të analizohet në periudha të ndryshme për të ardhur në një konkluzion nëse ka sot apo dikur më shumë besimtarë.
“Nëse marrim periudhën para luftës së parë botërore në krahasim me kohën e tanishme, ka pasur më shumë njerëz që kanë falur namaz. Ne kemi njerëz sot, që janë dëshmitarë të gjallë e që tregojnë se në kohën e Ramazanit qytetarët e etnive tjera si serbët apo malazezët, për hatër të Ramazanit, në rrugët e Pejës nuk kanë ngrënë apo pirë, në respekt të bashkëqytetarëve shqiptar që kanë agjëruar”.
Hoxha nga Peja ka thënë se megjithatë edhe në ditët e sotme xhamitë në Kosovë ditëve të premte janë të mbushura e të stërmbushura sidomos në qytete.
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...
Përleshja me thikë në Lipjan, lëndohen dy persona
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit