Google ADS

Ilir Latifi reagon pas humbjes: Gjyqtarët ishin në anën Derrick

19:23 | 10 Shkurt 2020
Arbresh Info

Boksieri shqiptar, Ilir Latifi ka reaguar pas humbjes kundër Derrick Lewis.

Latifi me vendimin e gjyqtarëve humbi ndeshjen kundër Lewis, ndeshje e cila ishte e para për boksierin tonë në peshat e rënda të UFC-së, transmeton portali arbresh.info.

Boksieri shqiptar ka akuzuar gjyqtarët duke thënë se ishin në anën e amerikanit sepse ky i fundit nuk e meritonte fitoren.

“Se pari dua të falënderoj familjen, shokët, skuadrën dhe të gjithë njerëzit që më mbështetën, faleminderit”.

“Kur vendosa të sfidoja dhe të luftoja Derrick në shtëpinë e tij, njerëzit menduan se isha i çmendur. Duke shkuar në arenë, e dija se beteja nuk do ishte e lehtë”.

“Shikuesit ishin për të edhe gjyqtarët. Mendova se fitova dhe shumë tifozë dhe shikues menduan gjithashtu, por është si është…”, ishte njoftimi i Latifit në Facebook./arbresh.info.

https://www.facebook.com/illirlatifi/photos/a.661771437174925/3138511189500925/?type=3&theater

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme