Ballkani ka luajtur baras ndaj Prishtinës me rezultat 0-0, në kryendeshjen e kësaj jave në Superligën e Kosovës në Futboll.
Gjatë ndeshjes Ilir Daja është ndëshkuar me karton kuq, shkak i një incidenti, shkruan Arbresh.info.
Pas ndeshjes Daja ka komentuar reagimet e tij dhe ka dhënë kritika për gjyqtarët.
“Shumë e thjeshtë, kërkova që arbitri jo në çdo vendim të lidhet me VAR-in. Nëse arbitri kryesor nuk është i zoti të drejtoi ndeshjen më mirë, federata mos të delegojë arbitra të tillë. Unë i thash të mos e ndërpres ndeshjen vazhdimisht. I thash arbitrit na lërë të luajmë futboll. Më dha karton të verdhë dhe i thash faleminderit. Nëse nuk është i zoti mos të na sjellin arbitra të tillë. Kjo është për Federatën”, ka thënë Ilir Daja.
Pas këtij barazimi Ballkani vazhdon të prijë në tabelë me 39 pikë./Arbresh.info/
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...