Google ADS

Ilir Daja pas barazimit: “Për atë që prodhuam në lojë, merituam më shumë”

19:01 | 9 Nëntor 2023
D.H

Ballkani barazoi ndaj Astanës pa gola në Kazakistan, në ndeshjen e katërt të fazës së grupe të Uefa Conference League.

Pas ndeshjes në një intervistë, Ilir Daja foli rreth ndeshjes që zhvilloi Ballkani, shkruan Arbresh.info.

Ai tha se ekipa e tij meritoi më shumë se një barazim në këtë ndeshje.

“Besoj se meritonim më shumë sepse kemi kontrolluar më shumë topin, në përqindjen më të madhe e kemi diktuar lojën”, tha Daja.

Tutje ai lavdëroi ndeshjen e Ballkanit dhe tregoi objektivat e skuadrës.

“Kemi pasur shanset tona që po të kishim shënuar do ta kishim fituar lojën. Kemi bërë një lojë shumë të mirë, sepse ndryshimi i orarit gati 5 orë me Kosovën është e ndjeshme por nuk e hetuam këtë”.

“Ne nuk kemi pasur objektiv kalimin e grupit, por kjo pritshmëri është rritur pas fitores me Dinamon. Ne do të vazhdojmë të japim kontributin për ta prezantuar më së miri futbollin e kampionatit të Kosovës dhe pastaj do t’i numërojmë pikët në fund të fazës së grupit”, theksoi Daja.

Kujtojmë që Ballkani pas këtij barazimi ka katër në katër ndeshje./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme