Ballkani luan ndeshjen e fundit dhe vendimtare për kualifikim në rrethin tutje të Uefa Conference League ndaj Dinamos së Zagrebit në stadiumin “Maksimir”.
Kjo ndeshje fillon nga ora 21:00, shkruan Arbresh.info.
Në konferencë për media para ndeshjes, Ilir Daja foli rreth ndeshjes ku u shpreh se Ballkani nuk ka çfarë të humb në “Maksimir” dhe do të luaj hapur që të fitojë këtë ndeshje.
“Jemi të vetëdijshëm që Dinamo është një ekip serioz dhe me përvojë të madhe. Kjo është e qartë për ne, por do të shohim se si do të jetë ndeshja e nesërme. Jemi gati, nuk kemi çfarë të humbim në Maksimir, ndaj do të luajmë hapur dhe do të shohim se kush do të jetë më i mirë në fund”, ka thënë Ilir Daja.
Strategu shqiptar potencoi se i dinë të gjitha vlerat dhe cilësitë e kundërshtarit por që në këtë ndeshje do të hyjnë vetëm për fitore.
“Ne dimë gjithçka për Dinamon, të gjitha vlerat dhe cilësitë e tyre, por ne do të futemi për të fituar. Kjo do të jetë një ndeshje më kërkuese se në Prishtinë, por ne do të bëjmë më të mirën dhe do të mundohemi të prezantohemi mirë, pavarësisht se çfarë”, potencoi strategu i Ballkanit.
Daja vlerësoi Dinamon por u shpreh se Ballkani në këtë ndeshje do të luaj për gjithçka.
“Dinamo është një skuadër e madhe në skenën evropiane. Pavarësisht kësaj, ne jemi përgatitur dhe nuk kemi çfarë të humbim, pra do të luajmë ‘gjithçka për gjithçka’”, u shpreh Ilir Daja.
Kujtojmë se nëse Ballkani arrin të fitojë në këtë ndeshje dhe Viktoria Plzen e ndal Astanan në ndeshjen tjetër të grupit C, atëherë suharekasit do të kualifikoheshin për në fazën e 1/16 së finales në Uefa Conference League./Arbresh.info/
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...
Dy raste të vjedhjeve të rënda në Ferizaj, policia jep detaj...
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës