Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka folur pas barazimit në ndeshje ndaj Gjilanin ku ka folur rreth ndeshjes dhe stinorit vjeshtor në përgjithësi.
Ai ka thënë se barazimi ishte rezultati më i drejtë i këtij takimi dhe vlerësi lartë paraqitjen e lojtarëve të tij gjatë këtij stinori, shkruan Arbresh.info.
“Besoj që rezultati më i drejtë ishte barazimi. Është java e 33-të që mbaron që nga java e korrikut. Kemi të njëjtën paraqitje historike në Evropë. Kemi vetëm dy humbje, katër barazime e 12 fitore në këtë gjysmëstinor të kampionatit të Kosovës”, tha Daja.
Tutje ai foli për ngarkesën që pati skuadra e tij dhe dëmtimet por pavarësisht kësaj ai është i kënaqur me rezultatet e skuadrës.
“Me gjithë ngarkesën që kemi pasur, me gjithë dëmtimet në këto 33 javë, kemi mbyllur një kampionat më mirë se ai i vjetshmi. Vjet në mos gaboj ishim me pikë të barabarta me pikë me Dritën. Sivjet jemi gjashtë pikë para. Sot na mungonte thuajse një formacion i tërë”, shtoi ai.
Daja nuk harroi të përmend largimet e lojtarëve të tij kryesor.
“E them i tërë sepse edhe largimi i Rrahmanit, Korenicës dhe lëndimi i Emërllahut, kanë ardhur në kohën kur ne nuk mund të bënim merkato. Janë shumë lojtarë. Edhe pjesa tjetër e stolit ka punuar më mirë se vitin e kaluar. Kemi pasur djem relativisht të rinj në bankinë”, theksoi Daja.
Në fund ai foli edhe për afatin kalimtar, duke mos përjashtuar mundësinë e largimeve dhe disa transferimeve të reja.
“Si në çdo ekip, dinamika e merkatos i afron hyrjet dhe daljet. Do të jemi të kujdesshëm sepse kemi cilësi dhe sigurisht kemi kërkesa. Do të ulemi me presidentin dhe drejtuesit e klubit dhe do të vendosim bashkë me politikat e klubit”, vazhdoi strategu i Ballkanit.
Për fund ai uroj edhe festat e fundvitit për të gjithë shqiptarët.
“Mund ta pasurojmë organikën por mund të kemi edhe dalje të 2-3 individëve që ndoshta nuk kanë gjetur hapësirat e duhura. Sidoqoftë, është fundviti dhe i uroj gjithë shqiptarët në të gjitha shtetet, një vit sa më i mbarë për vitin 2024. Vetëm shëndet dhe gjitha të mirat në familjet e tyre”, përfundoi Daja.
Kujtojmë se Ballkani ka arritur të shpallet kampion vjeshtor i Superligës ku pas 18 ndeshjeve ka 40 pikë./Arbresh.info/
Çitaku: PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së
Goditet nga vetura një grua në Prizren, dërgohet në gjendje ...
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Shkollës së Mesme P...
Arrestohen tre persona në Pejë, për vepra të ndryshme penale
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...