Google ADS

Ilir Daja: “Ky është maksimumi në mungesë të kontingjentit të lojtarëve”

21:36 | 30 Nëntor 2023
D.H

Ballkani humbi në ‘Air Albania’ ndaj Viktoria Plzen, me rezultat 1-0, në kuadër të Conference League.

Ilir Daja foli për ndeshjen që e cilësoi pjesën e parë shumë të mirë por pjesën e dytë e veçoi me tre lëndime të lojtarëve, shkruan Arbresh.info.

“Ka qenë një pjesë e parë e luajtur shumë mirë, kemi pasur probleme me mungesat, por kjo nuk është për të justifikuar humbjen, por aty ku do të mund të kishim freskuar ekipin në fund të pjesës së dytë në i kishim tre lojtarë të lënduar. Në një moment të tillë kur kërkon të freskosh ekipin në ato pozita ku edhe mundesh ta kërkosh fitores nuk ke opsione”, u shpreh Daja.

Daja përmendi lodhjen e lojtarëve kryesore të Ballkanit, me përfaqësueset e tyre teksa bie në sy edhe lëndimi i Kryeziut.

“Në fund fare, është pjesë e këtij rrugëtimi të gjatë dhe të lodhshëm, jo vetëm për ekipin por sidomos për lojtarët si Dellova, Zyba e Kuç që nuk kanë pushuar asnjë ditë për shkak të angazhimeve me përfaqësuese. Ky është maksimumi në mungesë të kontingjentit të lojtarëve, pasi lëndimi i Kryeziut në stërvitjen e fundit, na bëri të ndryshojmë gjërat”, tha strategu shqiptar.

Ai më tutje theksoi se Plzen është skuadër me përvojë të madhe evropiane teksa Ballkani është vetëm tash e dy vite në Evropë.

“Nuk duhet harruar se përballë kishim një ekip me përvojë të madhe në garat evropiane, ndërsa për ne është vetëm viti i dytë në Evropë”, theksoi Ilir Daja.

Kujtojmë që Ballkani është i fundit në tabelë me katër pikë aq sa ka edhe Astana por në ndeshje direkte më e mirë se skuadra nga Suhareka.

Me një fitore të Ballkanit ndaj Dinamos dhe barazimit apo humbjes së Astanës ndaj Plzenit, suharekasit sigurojnë kualifikimin për fazën e play-offit të Conference League në ndeshjen e fundit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme