Portieri Ilir Avdyli ka folur për faqen zyrtare të FFK-së para dy ndeshjeve miqësore të Përfaqësueses së Kosovës në muajin mars.
Kosova do të luajë të premten në udhëtim te Armenia, ndërsa të martën e javës së ardhshme te Hungaria.
Këto dy ndeshje do të jenë të parat në drejtimin e përzgjedhësit të ri, Franco Foda, i cili veçse ka përfunduar dy stërvitje të plota me ekipin e ftuar.
Pas stërvitjes së dytë ka folur edhe portieri i Llapit, Ilir Avdyli, i cili ka treguar privilegjin që ka me ftesën tani, për dallim me grumbullimin e para shtatë viteve.
“Është privilegj i madh të jem pjesë e grumbullimit të Kombëtares së Kosovës”, ka thënë fillimisht Avdyli për faqen zyrtare të FFK-së.
“Është një ndjenjë e veçantë, djelmoshat më kanë pritur mirë dhe shpresojë të kemi rezultate pozitive në këto dy ndeshje miqësore”.
“Kam qenë pjesë e grumbullimit edhe para 7 vitesh kur nuk ishim të pranuar të FIFA dhe UEFA, por sot është krejtësisht ndryshe. Tani ka konkurrencë të fortë dhe normalisht po përgatitemi për t’i zhvilluar ndeshjet e Ligës së Kombeve dhe për ta parë formën e secilit”, përfundoi portieri i Llapit. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...