Google ADS

Iku i përlotur nga Shqipëria, por De Biasi do të na befasojë më 25 qershor (Dokument)

11:55 | 18 Qershor 2017
Arbresh.info

Xhani De Biazi nuk është më në krye të Kombëtares shqiptare të futbollit, por nënshtetësia shqiptare i jep atij mundësinë që të jetë një nga votuesit që do t’u drejtohen kutive të votimit më 25 qershor.

Për trajnerin italian, hera e parë si votues në vendin tonë e gjen atë në një nga zonat tradicionale në Tiranë, te “Xhamlliku”

Si për të qenë të pandarë, me gjithë largimin nga Kombëtarja, ish-trajneri i kuqezinjve e gjen vetën në të njëjtën qendër votimi me disa nga lojtarët që i ka stërvitur, apo edhe një tjetër që mund të ishte kandidat për t’u afruar në Kombëtare: Abrashi, Aliji dhe vëllezërit Ajeti, janë gjithashtu pjesë e votuesve në Njësinë Nr.3 në Tiranë.

auto_de-biazi2-470x338_1497778034-88559811497778887

Trajneri

Xhani De Biazi pritet që të jetë në Shqipëri të dielën e 25 qershorit, për t’iu drejtuar kutive të votimit. Gazeta Panorama Sport ka mësuar se ish-tekniku i Kombëtares, me atributet që i jep nënshtetësia shqiptare, do të ushtrojë të drejtën e tij të votës. Në bazë të listave të votuesve, Xhani De Biazi do të votojë në shkollën 9-vjeçare “Kongresi i Lushnjes”

Ish-strategu i përfaqësueses shqiptare të futbollit do të votojë në qendrën numër 1749, në Njësinë bashkiake numër tre në kryeqytet dhe numri rendor në listat e votimit për të është 217.

auto_votuesit-de-biazi-470x442_1497778094-41290631497778892

Trajneri e mbylli aventurën e tij me kuqezinjtë pas pesë vitesh e gjysmë në drejtim të tyre, mirëpo në daljen e fundit si trajner i Shqipërisë, deklaroi se nuk do të humbasë lidhjen me shqiptarët dhe se ndihet krenar që ka nënshtetësi shqiptare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme