Klubi më i madh kosovar, FC Prishtina është rikthyer nga Gjibraltari pasi tetë futbollistë kishin rezultuar pozitivë.
Kësisoj ndeshja me Lincoln nuk u zhvillua dhe u shty për ditën e shtunë.
Prishtina tani ka huazuar futbollistë nga disa skuadra të ndryshme të Kosovës, ku paraprakisht këta futbollistë janë testuar për Covid-19.
IKSHPK ka sqaruar testimet që ka bërë klubi i Prishtinës para nisjes për në Gjibraltar.
Ndërkohë futbollistët e rinj të Prishtinës janë testuar, teksa nga 27 mostra një prej tyre ka rezultuar pozitivë.
Njoftimi i plotë nga IKSHPK:
Komunikatë për media lidhur me testimin e anëtareve të KF Prishtina
IKSHPK ka qenë në kontakt të afërt me menaxhmentin e KF Prishtina gjatë muajit të fundit me qëllim të ofrimit të shërbimeve të testimit për SARS-CoV-2 për anëtaret e saj.
Me kërkesën e KF të Prishtinës fillimisht me datën 05.08.2020 janë testuar 34 anëtare të saj nga të cilët shtatë kanë rezultuar pozitiv, testim ky i kryer para fillimit të përgatitjeve për ndeshjen në Gjibraltar. Gjithashtu me datën 15.08.2020 janë testuar 44 anëtarë te KF Prishtina nga të cilët nëntë kanë rezultuar pozitiv. Pas ritestimit të tyre me datën 16.08.2020, tre kanë rezultuar pozitiv, nga të cilët dy ishin të raste të reja të konfirmuara (përveç atyre të datës 05.08.2020). Me datën 19.08.2020 janë testuar 40 anëtarë të KF Prishtina, nga të cilët 9 rezultuan pozitiv.
Në bazë të kësaj kronologjie të testimeve vërehet se infeksioni me COVID 19 ka qarkulluar në mesin e anëtarëve te KF Prishtina në javët e fundit. Është shumë e mundur që rastet të cilat nuk janë detektuar me datën 15.08.2020 në IKSHPK kanë qenë në fazën e hershme të infeksionit dhe për këtë arsye potencialisht kanë rezultuar pozitive me datën 17.08.2020 gjatë mostrimit në Gjibraltar.
Duhet theksuar se rreziku për paraqitje të rasteve të reja ne mesin e anëtarëve të klubit gjatë ditëve pas testimeve të kryera ka qenë dhe është i pranishëm duke marrë në konsiderim faktin që inkubimi gjatë infeksionit është 2-14 ditë dhe të gjithë anëtarët kanë qenë në kontakte të afërta të rasteve të konfirmuara.
IKSHPK me kërkesë të KF Prishtina sot, me datën 20.08.2020, ka kryer testimin për prani të SARS-CoV-2 te anëtarët e ekipit të dytë të Prishtinës dhe nga 27 të testuar një ka rezultuar pozitiv dhe për këto rezultate është informuar menaxhmenti i KF të Prishtinës.
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën
Kurti për suksesin e Telekomit: I vetmi vend në rajon që nuk...
Vajzat e Kosovës U19 mposhten nga Gjermania