Ikona e Barcelonës beson që Neymar duhet të transferohet në Real Madrid

15:31 | 4 Korrik 2018
Arbresh Info

Legjenda e Barcelonës, Rivaldo ka thënë se Neymar duhet t’i bashkohet Real Madridit.

Neymar është përfolur shumë për transferim në Bernabeu, transmeton portali arbresh.info. Sulmuesi i Paris Saint Germain ka qenë vazhdimisht i lidhur për transferim në Real Madrid qysh pas largimit nga Barcelona për transferim në Francë verën e kaluar.

Mirëpo, pas shumë thashethemeve, Real Madridi ka lëshuar një deklaratë të hënë duke hedhur poshtë interesimin e tyre. Por, Rivaldo, i cili ka fituar Kampionatin Botëror në Brazil në vitin 2002 dhe dy tituj në La Liga me Barcelonën, mendon se Neymar duhet të transferohet në Bernabeu.

26-vjeçari i ka thënë ‘Sport Bild’ se nëse Neymar dëshiron të fitoj Topin e Artë “ai duhet të luaj për njërin nga klubet më të mëdha në botë”.

“Në pikëpamja ime, ai nuk mund të marrë titullin [Topin e Artë]”, ka thënë ai. “Nëse Neymar dëshiron ta bëjë atë, ai duhet të luaj për njërin nga klubet më të mëdha në botë”

“Në Paris Saint Germain nën udhëheqjen e trajnerit Thomas Tuchel, ai asnjëherë nuk do të bëhet lojtari më i mirë në botë”

“Futbolli që i duhet është në dispozicion në Spanjë. Kjo është arsyeja pse ndryshimi për transferim i Neymarit në Real Madrid është shumë i rëndësishëm”

E ardhmja e Neymarit pritet të zgjidhet pas Kampionatit Botëror./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme