Iker Casillas: Ti më bëre të vuaj, por jam kënaqur po ashtu duke të shikuar

23:25 | 17 Janar 2018
Arbresh.info

Legjenda e Real Madridit, Iker Casillas, ka dërguar një mesazh në drejtim të Ronaldinhos, pas pensionimit të tij nga futbolli aktiv.

Gjatë ditës së martë, vëllai i Ronaldinhos dhe agjenti i tij, Asiss konfirmoi se Ronaldinho është pensionuar nga futbolli.

“Vuajta shumë nga ti, por si një tifoz i futbollit gjithashtu u kënaqa duke të të shikuar ty”, ka shkruar Casillas në Twitter.

Ronaldinho e filloi karrierën te Gremio, më pas u transferua te gjiganti francez, PSG, skuadër me të cilën bëri emër, për t’u transferuar në Barcelonë më vonë, dhe skuadra e fundit e tij evropiane ishte AC Milan.

Pas aventurës së tij evropiane, ai u rikthye në  Atletico Mineiro, Queretaro dhe Fluminense.

Ronaldinho është një nga ata lojtarët që pëlqehet edhe nga tifozët kundërshtarë të skuadrave që ka luajtur.

‘Guacho’ në karrierën e tij e ka fituar edhe ‘Topin e Artë’ në vitin 2005, po në atë vit edhe Ligën e Kampionëve me Barcelonën, ndërsa në vitin 2002, Kupën e Botës me Brazilin në Japoni. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme