Iker Casillas shkruan historinë në Ligë të Kampionëve

22:27 | 18 Shtator 2018
Arbresh Info

Iker Casillas është bërë lojtari i parë që ka marrë pjesë në 20 sezone të Ligës së Kampionëve.

Portieri i Portos ka arritur këtë rekord kur startoi te skuadra e tij në takimin e parë në kuadër të Grupit D kundër Schalkes mbrëmjen e sotme (e martë), transmeton portali arbresh.info.

https://twitter.com/OptaJose/status/1042114803651756032

Me këtë ndeshje, Casillas kaloi legjendën e Manchester United – Ryan Giggs, i cili ka luajtur në 19 edicione në Ligë të Kampionëve.

37-vjeçari luajti në 16 sezone të Ligës së Kampionëve me Real Madridin dhe tani është duke shënuar edicionin e katërt me skuadrën portugeze.

Ish reprezentuesi i Spanjës ka fituar tri herë këtë kompeticion, në sezonin 1999-00, 2001-02 dhe më së fundmi 2013-14./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme