Drejtori sportiv i Olympique Marseille, Andoni Zubizarreta, raportohet se është duke planifikuar për t’i ofruar një kontratë dy-vjeçare portierit veteran të Portos, Iker Casillas.
Sipas mediumit A Bola, sezoni i mirë i Casillasit me Porton nuk ka shkuar pa u vënë re, dhe tani ka skuadra të interesuara për shërbimet e tij.
Është ish-legjenda e Barcelonës dhe Spanjës, Zubizarreta – tani drejtori sportiv në Marseille, i cili është duke shpresuar për të sjellë shokun e tij spanjoll në Ligue 1.
Ikona e Real Madridit është përgjegjës për fatin e tij pasi kontrata e tij skadon në fund të sezonit, edhe pse ai ka mundësinë e një vit tjetër në Portugali.
Zubizarreta u shkarkua si drejtor sportiv Barcelonës në janar të vitit 2015 dhe mori të njëjtin rol në Marseille tetorin e kaluar, si pjesë e një blerje të klubit nga ana e biznesit amerikan Frank McCourt.
Casillas për koincidencë ka tejkaluar Zubizarretan në vitin 2011 me 126 paraqitje për Spanjën, teksa vazhdon ende të thirret nga trajneri Julen Lopetegui, dhe tani man rekordin me plot 167 paraqitje për ‘Furinë e Kuqe’.
“Travel and Tour World”: Shqipëria moment historik të ri në ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria moment historik të ri në ...
Rama ndan pamjet: Punimet në urën mbi lumin e Tiranës janë r...
Sot mbahet protestë solidarizuese me punëtoret teknike të Ku...
Ngjarjet e paralajmëruara për sot
Shpërthim me tritol në Shkodër