Portieri legjendar Iker Casillas, ka konfirmuar se është në bisedime për tu rikthyer te Real Madrid-.
Sipas Marca, Casillas do jetë këshilluesi i presidentit Florentino Perez, edhe pse marrëveshja nuk është arritur, transmeton portali arbresh.info.
Casillas gjithashtu e ka konfirmuar rikthimin edhe pse nuk është i lumtur me mënyrën si është larguar para disa viteve.
“Asgjë nuk është kompletuar, por shpresoj që faza ime e re të jetë në Real Madrid”.
“Largimi im nga Real-i ishte jo e mirë, por është shtëpia ime. Jemi ndarë si një martesë kur ndahet dhe i tregon tjetrit gjithçka dhe në një fazë gjithçka ndryshon, por ka kaluar dhe gjithçka është qetësuar”.
“Pas dy ose tri viteve, kam qetësuar lidhjet me Florentino-n dhe ai me tha ‘Ti duhet të jesh këtu'”, deklaroi spanjolli.
Casillas u pensionua këtë vit nga futbolli./arbresh.info.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...