Derisa Porto duket e vendosur për të hequr dorë nga shërbimet e portierit Iker Casillas në merkaton e muajit janar, klubi në MLS, Chicago Fire, raportohet se është i gatshëm të reagoj për të siguruar transferimin e tij.
Casillas nuk e ka fshehur admirimin e tij për ligën amerikane në të kaluarën duke uruar madje skuadrën e Torontos për titullin e fituar javën e kaluar përmes rrjetit social Twitter, transmeton portali arbresh.info.
Tani, ‘Washington Post’ pretendon që Chicago mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Casillasit.
Lajmi vjen menjëherë pas raportit nga gazeta portugeze ‘A Bola’ rreth aktivimit të klauzolës së spanjollit në Porto.
Casillas së fundmi nuk është duke u shfrytëzuar nga Porto, ku 36-vjeçari më shumë është duke qëndruar në bankinë./arbresh.info/
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje