Portieri legjendar Iker Casillas, ka thënë se dëshiron që një ditë të rikthehet te Real Madrid.
Në majin e vitit të kaluar, 38-vjeçari u dërgua në spital shkaku i një sulmi ndërsa pas disa ditëve u pensionua, transmeton portali arbresh.info.
Spanjolli ka thënë se dëshiron që një ditë dëshiron të rikthehet në “Santiago Bernabeu”, pasi e sheh si shtëpinë e tij.
“Do të doja të rikthehem te Real Madrid një ditë. E konsiderojë shtëpinë time edhe pse kam qenë larg për pesë vite”.
“Kalova 25 vite. Sigurisht jam i bindur që një ditë do rikthehem”, deklaroi ai.
Ndërsa i pyetur se nëse e mbështet trajnerin, Zinedine Zidane, Casillas tha se jemi duke pritur shumë nga ai.
“Erdhi dhe fitoi katër herë Ligën e Kampionëve në pesë vite. Është vështirë për tu përmirësuar. Duhet të jemi shumë kërkues nga ky Real Madrid”, përfundoi ai.
Casillas vazhdon të jetë një ndër lojtarët me të dekoruar në historinë e Spanjës duke luajtur 700 ndeshje për “Galaktikët”./arbresh.info.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...