Valon Berisha është prezantuar si lojtar i Lazios.
Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, këtë verë la Salzburgun e Austrisë për t’iu bashkuar italianëve të Lazios.
Në prezantimin e tij, Berisha është paraqitur së bashku me drejtorin sportiv të Lazios, Igli Taren.
Ish sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, ka thënë fjalë të mëdha për 25 vjeçarin, që pritet të ndihmojë shumë Lazion në arritjen e synimeve në sezonin e ri.
“Nuk e kam fshehur admirimin që kam për të, ai ka diçka që përfaqëson frymën e kësaj shoqërie (Lazio), është një luftëtar i madh, një person i madh brenda dhe jashtë fushës”, ka thënë Tare
Qeveria ka mbajtur mbledhje elektronike, merr disa vendime
Vdekja e një studenti shkakton protesta të dhunshme në Kinë
Trumpi thotë se takimi me Putinin po organizohet
Media italiane: Shqipëria mes destinacioneve evropiane që nu...
Austri, mijëra protestues kundërshtojnë formimin e një qever...
Ish-lideri skocez: Elon Musk është një nga njerëzit më të rr...