Futbollisti i Kosovës, Valon Berisha, është shumë afër transferimit në Lazio nga RB Salzburg.
Berisha i cili zhvilloi një super sezon me skuadrën austriake, është duke u kërkuar nga shumë skuadra evropiane.
25 vjeçari kishte ofertë serioze nga Sampdoria, por pas konsultimit me familjen e tij dhe agjentin, ai ka vendosur të refuzojë skuadrën italiane.
Por, si duket e ardhmja e tij do të jetë në futbollin italian, pasi që gjiganti romak, Lazio, me drejtorin sportive, Igli Tare, janë duke punuar intesivisht për ta transferuar mesfushorin Kosovar.
Sipas Sky Italia, Berisha është buzë kalimit në Lazio, pasi klubit nga kryeqyteti italian i është pranuar oferta prej 8 milionë euro.
Lazio tashmë ka arritur edhe marrëveshje në parim me mesfushorin, prandaj e gjitha që mbetet është të zgjidhen detajet e fundit të kontratës. /arbresh.info/
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...