Ish-futbollisti Igli Tare ka rrëfyer në “Procesin Sportiv” ngjarjet e 2014 në Beograd, aty ku ai ka qenë duke ndjekur ndeshjen e kombëtares shqiptare me atë serbe.
Tare deklaroi se ka qenë një eksperiencë e keqe, teksa janë detyruar të braktisin vendin në kohë rekord, kjo për shkak të rrezikut.
Gjatë kësaj kohe, ai tregoi se i ka shoqëruar shërbimi sekret serb, e më pas policia.
“E mora vesh shortin… ne kemi ndeshjen e famshme në Beograd. Puna e shortit sapo ndodhi e kujtova atë. Kemi përjetuar një aventurë, sa të tmerrshme aq edhe të bukur. Na njohën kur u futëm aty dhe kur doli droni na sulmuan aty në tribunë.
Ish-futbollisti foli edhe për ndeshjet e Shqipërisë, ku veçoi disa nga futbollistët.
“Nga ana sportive besoj që skuadra për sa i përket repartit të sulmit ka shumë opsione. Është Uzuni, Broja, Daku dhe Seferi e ka merituar fushën. Ka shumë… Bajrami, Muçi, janë lojtarë që kanë shumë potencial dhe se nuk e kanë shprehur të gjithë potencialin që kanë.
Nuk e kanë shprehur të gjithë potencialin që ka kjo skuadër. Nuk e besoj, me eksperiencën që kanë lojtarët tanë, nuk mund të futemi si inferiorë. Me Anglinë nuk kemi çfarë të humbasim. Është një eksperiencë tjetër”, tha Tare.
Ana Kabashi e bën publike datën e publikimit të këngës së re
Kontingjenti i FSK-së kthehet nga operacioni `Interflex`
Vitin tjetër nisin punimet për restaurimin e Xhamisë së Madh...
Arrestohet i mituri në Kamzës, kanosi me armë zjarri bashkëm...
Kuçi: Jam i pafajshëm, s’kam asgjë për të fshehur
Vrasja e 2023-tës në Gjilan, dënohet me 20 vite burgim i aku...