Në një intervistë të gjatë për “Corriere della Sera”, ish-lojtari i kombëtares shqiptare, Igli Tare, është pyetur ndër të tjera edhe për sfidën që e pret Shqipërinë ndaj Italisë, sfidë e vlefshme për grupet e Euro 2024 që do të zhvillohen në Gjermani, në verën e ardhshme.
“Tre të katërtat e mia do të mbështesin Shqipërinë, çereku Italinë. Kjo, sepse lidhja mes nesh, shqiptarëve dhe vendit tuaj është shumë e fortë. Do të shihni, atë ditë do të jenë 80 mijë tifozë që do të këndojnë himnin e Mamelit, mes tyre edhe shqiptarë”, ka thënë Tare.
Tutje Igli Tare ka paralajmëruar italianët të kënë kujdes nga kombëtarja e Shqipërisë, pasi kuqezinjtë po rriten.
“Kjo ka ndodhur tashmë në Genoa, nëntë vite më parë Një marrëdhënie e ngushtë na lidh me Italinë, e cila është gjithashtu e vështirë të shpjegohet për shkak të asaj se sa e thellë dhe e rrënjosur është. Pastaj kujdes, kombëtarja jonë po rritet shumë dhe do të jetë një ndeshje e vështirë për Italinë, Spalletti e di mirë këtë gjë”, është shprehur ndër të tjera Igli Tare”, përfundoi drejtori sportive i Lazios./arbresh.info/
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë