Google ADS

Igli Tare: Këto ndeshje trukohen dhe nuk ia vlen të shikohen

08:59 | 14 Maj 2018
Arbresh.info

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka deklaruar në një prononcim për RTSH se kampionati shqiptar vendoset në tavolinë për interesa të ngushta në muajt e fundit, prandaj nuk ia vlen që të shkohet në stadiume.

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka deklaruar në një prononcim për RTSH se kampionati shqiptar vendoset në tavolinë për interesa të ngushta në muajt e fundit, prandaj nuk ia vlen që të shkohet në stadiume.

“Mund të them se të tilla caktime rezultatesh ekzistojnë. 2-3 muajt e fundit nuk ia vlen të shkosh në stadium sepse gjithçka vendoset nga interesat personale, politike etj. Kjo është fatkeqësia që mua më largon nga futbolli shqiptar, pasi kur vazhdohet me këtë mentalitet, do kemi vështirësi për të ecur më lart.

Kolegu im tek Anderlehti, që e njoh nga eksperienca që kam pasur me të në punë, më ka kërkuar një këshillë për Abazajn, i thashë fjalë shumë të mira për të. Abazaj ka karakteristika për të luajtur edhe në Itali, por edhe në Angli, sipas idesë që kam krijuar unë.

Të jem i sinqertë, Italia dhe Shqipëria janë dy botë shumë ndryshe nga njëra-tjetra. Është e vështirë sepse ne shqiptarët kemi idenë që gjithmonë jemi të zgjuar se tjetri, dhe kjo të lë vështirësinë në bashkëpunime. Vetëm një eksperiencë kam pasur me Flamurtarin me Tunkarën, dhe ishte diçka e thjeshtë për t’u marrë vesh”, deklaroi Igli Tare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme