Një tjetër futbollist shqiptar i bashkohet futbollit italian, me shpresën për të shpërthyer në klubin ku kanë gjetur hapësira shumë futbollistë shqiptarë.
Bëhet fjalë për sulmuesin e talentuar të përfaqësueses U-19, Progon Maloku, i cili është larguar nga akademia e Bajern Mynih, për të shkuar te Lacio, në Serinë A.
Futbollisti është rritur në akademinë e klubit bavarez, por me sa duket është tërhequr nga një ofertë që i ka ardhur nga Italia, aty ku ai la shenjë me pjesëmarrjen në turneun “Roma Caput Mundi” dhe ku Igli Tare u vu në lëvizje për të siguruar lojtarin shqiptar. Maloku, i cili është shpallur Kampion në Bundesligën U-17 me Bajern Mynih, prej pak ditësh është transferuar në Itali, duke iu bashkuar akademisë së njohur të klubit italian ku do të stërvitet me të rinjtë edhe pse është vetëm 17 vjeç.
Maloku luan në sulm, si në qendër, ashtu edhe në krahë, ndërsa ka marrë që tani vlerësimet më të larta nga specialistët e futbollit në Itali të cilët mendojnë se Lacio ka afruar nëj element shumë cilësor për të ardhmen.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...