Igli Tare e komenton situatën e Lazios

20:18 | 21 Janar 2018
Arbresh.info

Lacio i kishte vendosur Tares detyrën për të bindur De Vrij të qëndrojë te Lacio, dhe duket se shqiptari e ka bindur holandezin të rinovojë.

Tare foli mbi këtë çështje dhe të tjera për mikrofonin e “Premium Sport” përpara ndeshjes së Lacio me Kievon, shkruan Panorama. 

Ndeshja me Kievon?

Shpresoj që mos të bëjmë hap fals, na duhet vetëm fitorja sot.

Ndeshja e prapambetur me Udinezen në mesjavë?

Udineze është si një mace e zezë për ne (Lacion) në Olimpiko, kështu që do të jetë e vështirë përballë një skuadre shumë fizike siç janë ata. Por më parë mendojmë të kalojmë Kievon dhe pastaj ata.

Klauzola e De Vrij?

Klauzola që do t’i vendosim De Vrij do të vlejë për të gjitha ekipet dhe jo vetëm për ato jashtë vendit.

Cili lojtar i Lacios mendon se do të ketë të ardhme të ndritur?

Për momentin kemi një tjetër lojtar me të ardhme në mesfushë si Bruno Zhordao, i cili ka bërë paraqitje shumë të mira.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme