Sot raportohet se do t’i jepet lamtumira Massimiliano Mirabellit të Milanit.
Drejtori sportiv i Rossonerëve, i angazhuar për pak më shumë se një vit, do të largohet nga klubi pas takimit vendimtar me presidentin Paolo Scaroni.
Ndërkohë, Milan, siç shkruan Gazzetta dello Sport, është duke studiuar alternativat e Mirabellit, ose një drejtori të ri sportiv, i cili mund të punojë në simbiozë me Leonardon, i cili së shpejti do të bëhet drejtorit teknik.
Një prej më të përfolurve është edhe shqiptari Igli Tare, i cili këtë rol e luan te skuadra e kryeqytetit italian, Lazios.
Shtatgjati shihet si njëri ndër personat që i kanë sjell suksesin skuadrës laciale me zbulimin e talenteve anembanë globit.
Gjithashtu spekulohet se mund të vjen edhe Ariedo Braida, drejtor aktual i punëve të jashtme të Barcelonës.
Së fundi, ‘Rosonerrët’ gjithashtu mendojnë për një rikthim të Sean Sogliano, i cili ka punuar vitin e kaluar te Bari.
Ndryshe, Milan është duke bërë revolucion në radhët e menagjmentit të klubit për sezonin e ri.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...