Sulmuesi nigerian, Odion Ighalo, ka bërë të ditur se Manchester Unitedi nuk i ka bërë ende ofertë ta blejë përfundimisht, pasi e huazoi gjatë afatit kalimtar të janarit.
Ole Gunnar Solskjaer vendosi të rrezikojë gjatë afatit kalimtar të janarit pasi që kishte nevojë urgjente për një sulmues në skuadër, pasi Marcus Rashfordi u lëndua. Trajneri norvegjez vendosi ta transferojë një lojtar që i kishte kaluar tre vjetët e fundit të karrierës duke luajtur në Kinë, transmeton Gazeta Express.
Ighalo iu bashkua Manchester Unitedit në marrëveshje për huazim për gjashtë muaj nga Shanghai Shenhua në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit, duke u kthyer në Premierligë pasi që kishte luajtur për Ëatfordit në vitet 2015-2017.
E përkundër që ky transferim ishte përqeshur nga tifozët e klubeve kundërshtare, Ighalo shënoi katër herë në tri ndeshjet e tij të para si titullar për Unitedin, duke i shfaqur disa aftësi mbresëlënëse në fushën e lojës.
Tani që sezoni 2019/20 është pezulluar dhe nuk dihet se kur do të kthehet futbolli, nuk është e qartë se si do të funksionojë afati kalimtar i verës, përderisa Ighalo ka bërë të ditur se Unitedi s’i ka bërë ende ofertë.
“Ende nuk kam ndonjë ofertë zyrtare në tavolilnë pasi që sezoni po vazhdon edhe më tutje dhe unë ende s’kam arritur në fund të marrëveshjes time për huazim”, ka thënë Ighalo.
“Unë nuk i marr vendimet vetë në jetën time. Unë e kam një princip dhe një udhëzim për gjithçka që bëj në jetë, gjithmonë i lutëm Zotit të më udhëzojë”.
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...