Sulmuesi Odion Ighalo, ka zbuluar se vazhdimi i huazimit te Manchester United nga skuadra kineze Shanghai nuk ka qenë e lehtë.
Nigerianit iu vazhdua huazimi deri në janarin e ardhshëm, derisa ekziston mundësia e rinovimit, transmeton portali arbresh.info.
Ighalo ka thënë se është i lumtur sepse disa bisedime mes dy klubeve ishin shumë të vështira.
“Vendosa të qëndroja dhe jam i lumtur”.
“Ishte shumë vështirë, kishte disa bisedime, por jam i lumtur që arritën marrëveshje dhe gjithçka ka mbaruar. Çdo gjë është zyrtare”, theksoi ai.
Ighalo u huazua në janar dhe ka shkëlqyer në ato paraqitje, duke bërë që klubi anglez të ndahet tejet i kënaqur./arbresh.info.
ARC organizoi trajnim dy ditor për zyrtarët e gjendjes civil...
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën