Google ADS

IEM Dallas CS:GO – Cloud9 dhe FURIA kalojnë në gjysmëfinale

09:57 | 4 Qershor 2022
E.H

Janë mësuar katër ekipet të cilat do të përballen në ndeshjet gjysmëfinale të turneut IEM Dalla CS:GOs, i cili po mbahet në qytetin Dallas të Teksasit.

FURIA e befasoj ekipin G2, duke e mposhtur me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa, ndërsa ekipi Cloud9 mposhti ekipin FaZe po ashtu me rezultat 2-1 me mapa.

Të dyja ekipet do të ndeshen sot (e shtunë) në ndeshjet e gjysmëfinales, FURIA do të përballet me ekipin ENCE, ndërsa Cloud9 do të përballet me ekipin BIG, në ndeshje me formatin ‘Bo3’.

Finalja e madhe do të zhvillohet ditën e diel, duke filluar nga ora 18:00, dhe të gjitha ndeshjet mund t’i ndiqni në kanalet zyrtare të ESL në platformën Twitch. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme