Trepça ’89 nuk ka arritur të marrë rezultat pozitiv nga udhëtimi në Malishevë.
Përkundër se 45 minutat e para përfunduan baras 0-0, në pjesën e dytë Malisheva i mposhti me rezultat të thellë 4-0.
Mysafirët nuk ishin në ditën e tyre më të mirë dhe rezultati është tregues se sa dobët luajtën në këtë sfidë.
Trajneri mitrovicas, Shpëtim Idrizi ka thënë pas ndeshjes se ka mbetur i zhgënjyer pasi asgjë nuk funksionoi në këtë sfidë.
“Të them të drejtën jo vetëm mbrojtja, por nuk funksionoi asgjë. Pjesa e parë ishte e baraspeshuar dhe ishim pak më mirë se Malisheva”.
“Në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka. Nuk shfrytëzuam një mundësi që kishim me Gashin dhe më pas asgjë nuk shkoi mirë për ne”.
“Në pjesën e dytë lojtarët ishin të papërgjegjshëm. Malisheva ka lojtarë me eksperiencë dhe shfrytëzuan rastet”, deklaroi Idrizi. /telegrafi/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...