Google ADS

Idrizi: Gjilani fitoi me meritë

15:47 | 14 Mars 2021
Arditë Shkodra

Trajneri i Trepçës 89, Shpëtim Idrizi foli pas disfatës së pësuar nga Gjilani në kuadër të xhiros së 25-të të Superligës së Kosovës.

Gjilani e nisi mirë takimin dhe avancoi pas pak minutash, gjë që e bëri komode lojën e tyre, transmeton lajmi.net.

Ishte futbollisti Gerhard Progni i cili shënoi dy gola në këtë takim, ai shënoi në min (4′) dhe (50′).

Pas ndeshjes, trajneri i Trepçës, Shpëtim Idrizi, vlerësoi se skuadra e tij u mundua dhe pati iniciativë, por meriat i takojnë Gjilanit për efektivitetin e tyre.

“E kemi ditur se do jetë një ndeshje e vështirë ndaj një skuadre si Gjilani”, tha ai.

“Por mund te them se kjo ishte një ndeshje e mirë e jona ndaj një Gjilani të fortë, në pjesën e dytë patëm iniciativë me tepër, por mendoj se Gjilani fitoi me meritë këtë takim”, përfundoi Shpëtim Idrizi.

Trepça 89 mban pozitën e pestë me 32 pikë total.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme