Përfaqësuesi i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, i cili që nga loja e fundit e Shqipërisë kundër Italisë, ku kjo e fundit humbi 2-0, po kalon një fazë jo të mirë në marrëdhëniet e tij me trajnerin Gianni De Biasi.
Pas takimit, ku Xhaka nuk u aktivizua për asnjë moment, u bë i ditur lajmi se ai dhe Abrashi më nuk do të jenë pjesë e Kombëtares dhe për disa ditë kanë vazhduar akuzat dhe kundër akuzat mes Xhakës, De Biasit dhe kreut të Federatës Shqiptare, Armando Duka.
Xhaka nuk u grumbullua në miqësoren e Shqipërisë kundër Bosnje e Hercegovinës, të cilin po ashtu e humbi dhe tani në këtë situatë rikthimi i tij nën “komandën” e italianit duket e pamundur.
Por, Xhaka është kujdesur që përmes deklarimeve dhe postimeve të tij në rrjetet sociale ta paraqes identitetin e tij kombëtar, më të cilin ai krenohet çdo herë.
Xhaka së fundi përmes një postimi ka publikuar katër shqiponja, me identitetin e shenjave të gishtit, në katër periudha të veçanta historike, si me formimin e Principatës së Arbrit më 1190, kthimin e Skënderbeut në Krujë, 1443, shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, 1912 dhe shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, 2008. Ai po ashtu ka shkruar “Identiteti im”.
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Sot mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe M...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së