Icardi “vrasës”, por nuk mjafton ndaj Fiorentinës!

23:12 | 5 Janar 2018
Arbresh.info

Raste më pikatore për Interin, ndërsa Icardi thuajse nuk ishte ndjerë fare deri në minutën e 55 kur u bë i gjallë, madje u shndërrua në një “vrasës” për kundërshtarin, duke shënuar një gol ashtu siç di t’i bëjë ai.

Kapiteni argjentinas realizoi golin e parë të takimit për Interin në transfertën e vështirë të Fiorentinës, ku u krijuara iluzioni se zikaltrit u rikthyen te fitorja në Serie A, por nuk ndodhi kështu.

Vendasit besuan deri në fundin e takimit për të mos dalë të mundur nga kjo ndeshje.

Ishte minuta e parë e shtesës, kur Simeone mposhti Handanovic duke realizuar golin e barazimit në këtë takim./Top Channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme