Google ADS

Icardi tregon arsyen e vërtetë se pse u largua nga Barcelona

10:49 | 4 Mars 2017
M. A.

Mauricio Icardi ka treguar se pse u largua nga Barcelona në kohën kur ishte talent premtues i kësaj skuadre. Icardi ka thënë se loja e Barcelonës dhe stili i tij janë dy gjëra krejtësisht të kundërta.

“U largova nga Barcelona sepse stili im dhe loja e Barcelonës ishin dy gjëra krejtësisht të kundërta. Më përshtatet më shumë futbolli italian, por mendoj se mund ta gjej veten edhe diku tjetër. Barcelona është Barcelonë, është ëndërr e secilit futbollist, por po e jetoj ëndrrën edhe te Interi. Synimi jonë është kualifikimi në Ligën e Kampionëve, mendoj se mund të arrijmë në fund” ka thënë Icardi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme