Mauro Icardi do të largohet nga Paris Saint Germain pas tri viteve qëndrim në kryeqytetin francez.
Sulmuesi argjentinas ka arritur marrëveshje totale me kampionin e shumëfishtë të Turqisë, Galatasaray.
Icardi nuk bënte pjesë në planet e trajnerit të ri të PSG-së, Christophi Galtier dhe largimi ishte i pashmangshëm.
29-vjeçari karrierën do ta vazhdoj në Turqi, ku tanimë ka arritur marrëveshje totale me gjiganti turk Galatasaray.
Icardi do të bashkohet me Galatan si huazim me klubin turk që ka të drejtën e blerjes në fund të sezonit për një shumë rreth 15 milionë euro.
Mediat franceze dhe ato turke kanë raportuar se zyrtarizimi i Icardit si futbollist i ri i PSG-së pritet në fillim të javës së ardhshme, pasi afati kalimtar për transferimin e futbollistëve në Turqi është ende i hapur.
Vlen të theksohet se një pjesë të pagës së argjentinasit do të paguhet nga PSG gjatë vitit sa është ai i huauzar te Galatasaray. /Telegrafi/
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez