Jose Mourinho është i gatshëm për të shpenzuar 110 milionë euro për të siguruar shërbimet e kapitenit të Interit, Mauro Icardit.
Sulmuesi sensacional i Argjentinës ka shënuar 53 gola në Serie A gjatë dy sezoneve të tij, transmeton portali arbresh.info.
Dhe, tani trajneri portugez dëshiron të siguroj shërbimet e një sulmuesi në pjellor në Old Trafford gjatë merkatos së muajit janar
Mourinho është duke u përpjekur për të bindur hierarkinë e United për të ofruar atë shifër që do të aktivizonte klauzolën e blerjes në kontratën e tij.
Por, ata duhet të bindin fillimisht Icardin që figura e tij i përshtatet Premierë Ligës derisa Interi është duke u përpjekur për t’i ofruar një marrëveshje të re bombarduese.
Kontrata e tij aktuale skadon në verën e vitit 2021, por skuadra italiane dëshiron t’i rris tarifën për t’iu shmangur gjigantëve si United dhe Real Madrid./arbresh.info/
Shyhrete Behluli mbushi sot plot 63 vjet
Tre të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kenia
LDK’ja nesër hap fushatën, Abdixhiku do të shpalosë programi...
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...