Kapiteni i Interit, Mauro Icardi është i ngazëllyer që përfundimisht do të ketë shansin për të luajtur në Camp Nou kur “Nerazzurrët” do të përballen me Barcelonën të mërkurën.
Argjentinasi ka luajtur në radhët e të rinjve te “Blaugranët” nga viti 2008 deri në vitin 2011 para se t’i bashkohej Sampdorias fillimisht dhe më pas Interit, transmeton portali arbresh.info.
Icardi insiston se nuk është penduar me vendimin e tij për largim, megjithëse pranon se do të jetë e veçantë për të luajtur kundër një skuadre që i ndihmoi atij të zhvillohet si një person dhe lojtar.
“Nuk kam luajtur kurrë në këtë stadium [Camp Nou]”, ka thënë ai në konferencën për shtyp para ndeshjes të së mërkurës. “Kam pasur shansin për të luajtur për Sampdorian në Joan Gamper Trophy, por isha ftuar te skuadra kombëtare”
“Do të jetë e veçantë. Aq e veçantë sa rikthimi në Barcelonë, ku unë fillova karrierën time. Nuk kam menduar asnjëherë rreth asaj që do të ndodhte nëse do të kisha qëndruar. Nuk e kam menduar as dy herë dhe jem i shumë i lumtur me vendimin tim”
“Koha ime në Barcelonë ishte shumë e rëndësishme për karrierën time, pasi unë jam rritur si një lojtar dhe person. Unë vetëm mund t’i falënderojë të gjithë sepse kjo më lejoi mua të jem ai kush jam sot”
Raporte të ndryshme e kanë lidhur lojtarin për transferim në Real Madrid, por ai ka bërë të qartë se dëshiron të mbetet në Inter për një kohë të gjatë./arbresh.info/
Sot dita e fundit për regjistrim të votuesve nga diaspora
Përurohet sot renovimi në hemodializën të Spitalit në Prizre...
Parashikimi i motit për sot
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...