Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi ka refuzuar kalimin te Real Madrid, me dëshirën për të luajtur te Juventusi.
Sipas Calciomercato, “Mbretërit” kanë bërë ofertë për argjentinasin, por lojtari i ka refuzuar, transmeton portali arbresh.info.
Icardi që është huazim te PSG me mundësi blerje në fund të sezonit për 70 milionë euro dëshiron të transferohet te “Zonja e Vjetër”.
Thuhet se frika nga koronavirusi dhe dëshira për të qenë më shumë me familjen ka bërë që Icardi preferojë rikthimin në Seria A.
Nga ana tjetër, PSG me shumë mundësi nuk do e aktivizojë mundësinë e blerjes sepse nuk është bindur nga përformancat e lojtarit.
27-vjeçari këtë sezon ka bërë 31 paraqitje në të gjitha garat duke shënuar 20 gola dhe kontribuar me katër asistime./arbresh.info.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...