Google ADS

Icardi poston një foto bardhë e zi, a është kjo shenjë se po kalon te Juventus

07:32 | 16 Shkurt 2019
A. B.

Mauricio Icardi ka publikuar edhe një fotografi në Instagram, sa për të shtuar dyshimet e krizës me Interin. Sulmuesi argjentinas shfaqë një tatuazh me dy emrat e vajzave të tij, Francesca e Isabella.

Por, dyshimet e tatuazhit mund të shtojnë zërat se ai mund të ketë arritur marrëveshje me Juventusin.

Kjo pasi që Icardi ka publikuar fotografinë me ngjyra bardhë e zi, ngjyrat që karakterizojnë Juventusin.

Analistët e transferimeve në Itali vlerësojnë se transferimi i Icardit te Juventusi është më i mundshmi, dhe mbase kjo ka qenë arsyeja e prishjes së raporteve të Interit me të.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme