Google ADS

Icardi në radarin e Real Madridit

15:54 | 23 Nëntor 2023
D.H

Real Madridi është në kërkim të një qendër sulmuesi pas largimit të Karim Benzemës.

Ani pse në verën e vitit të ardhshëm në Madrid pritet të zbarkojë super ylli brazilian, Endrick, drejtuesit madrilen do të tentojnë të bëjnë një lëvizje në janar për një sulmues me përvojë, shkruan Arbresh.info.

Real Madridi ka ndjekur nga afër Mauro Icardi gjatë këtij sezoni dhe po përgatiten që të bëjnë ofertë drejt argjentinasit, madje në janar, sipas gazetës turke “Fanatik”.

Icardi është rikthyer në ditët e tij më të mira pas transferimit te gjigandi turk.

Ai në 20 ndeshjet e fundit ka realizuar 15 gola dhe ka asistuar tre herë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme