Icardi në dyshime për ndeshjen ndaj Bayern Munich

14:02 | 23 Tetor 2023
D.H

Icardi mund të humbasë ndeshjen ndaj Bayern Munich në Champions League.

Mauro Icardi është lënduar në takimin derbi të javës ndaj Besiktasit, ku Galatasaray e fitoi me rezultat 2-1.

Icardi shëoni të dy golatnë këtë fitore, shkuran Arbresh.info.

Por pas ndeshjes klubi turk ka dalë me një deklaratë zyrtare ku tregoi për gjendjen e argjentinasit.

“Icardi ka pësuar dëmtim të tendinit peroneal në kyçin e këmbës së tij të djathtë, siç u zbulua nga skanimet MRI të kryera në spitalin tonë sponsorizues. Trajtimi i lojtarit tonë ka filluar.”, thuhet në njoftim.

Teksa mediumi turk Fanatik, thotë se lëndimi i argjentinasit nuk është aq i rëndë por që Icardi ka dhimbje.

Ai mund të luajë me injeksione në ndeshje ndaj Bayernit, por që nuk dihet nëse klubi turk do të rrezikojë Mauron.

Ndeshja ndërmjet Galatasarayt dhe Bayernit luhet nesër me fillim nga ora 18:45. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme