Google ADS

Icardi largohet duke qarë nga fusha pas humbjes ndaj Juventusit

23:34 | 28 Prill 2018
Arbresh.info

Derbi i Italisë mes Interit dhe Juventusit përfundoi në mënyrë dramatike.

Nga 0-1 për mysafirët në 2-1 për vendasit dhe në fund një rikthim nga Zonja e Vjetër në 2-3.

Golin e fitores për Juven e shënoi Gonzalo Higuain në minutën e 89-të.

Ky gol ishte një thikë në zemër për Mauro Icardin, i cili këtë sezon ka bërë gjithçka që të shikojë Interin e tij në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

Por, pas kësaj humbje kjo mund të mos jetë edhe e mundur.

Argjentinasi shënoi golin e dytë në këtë takim për Interin në minutën e 52-të, ndërsa në minutën e 85-të u zëvendësua dhe në vend të tij u fut Davide Santon.

Në momentin që kapiteni i Interi la fushën ai u duartrokit nga gjithë tifozët e pranishëm në Giuseppe Meazza.

Ai doli dhe skuadra e tij pranoi dy gola dhe në momentin që kamera u fokusua nga ai në momentin që Higuain shënoi, ai kishte mbushur sytë lot. Pas kësaj teksa lojtarët e Juves po festonit, ai u largua nga fusha duke qarë.

Se ai e dashuron këtë klub, këto ngjyra nuk ka diskutim, por durimi i tij ka një kufi. Një tjetër sezon pa Ligën e Kampionëve e rrezikon të ardhmen e tij në Milano. /Telegrafi/

https://twitter.com/JuveBillz/status/990333003623796736

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme