Mauro Icardi ka thënë se kundërshtarët e ekipeve në Serie A duhej të “përshtateshin me lëvizjet e mia”, dhe ai është krenar që ka thyer rekordin e Zlatan Ibrahimovicit në Paris Saint-Germain.
Sulmuesi argjentinas u largua nga Nerazzurrët në ditët e fundit të afatit veror të transferimeve në huazim te gjigandët e Ligue 1 pasi iu bë e qartë se ai nuk kishte të ardhme në klub.
Icardi është përshtatur shpejt në Francë, dhe së fundmi theu një rekord të klubit që i takonte Ibrës si lojtari më i shpejtë që arrin të shënojë 10 gola për parisienët.
“Nuk e dija këtë dhe është një burim krenarie për të arritur këtë lloj gjëje dhe për të bërë histori për një ekip si Paris Saint-Germain”, ka thënë fillimisht Icardi për kanalit zyrtar PSG TV.
“Unë përpiqem të jem gjithmonë i përgatitur dhe të jem gjithmonë një mundësi për bashkëlojtarët e mijë me vrapimet dhe lëvizjen time në mënyrë që ata të gjejnë një lojtar të lirë në sulm”.
OBSH: Izraeli synon sistemin shëndetësor në Gaza
Në Shqipëri konfirmohen raste me Murtajën Afrikane të Derrav...
ATK-ja mblodhi gati 1 miliard euro të hyra sivjet, kontribuu...
Përurohen sportelet digjitale në Klinikën e Kirurgjisë në QK...
Enis Bardhi po i bashkohet gjigantit kroat
Hovenier: Kosovë, gjithmonë do të kesh një vend të veçantë n...