Icardi i pa sigurt për të ardhmen

18:14 | 25 Prill 2018
Arbresh.info

Mauro Icardi pranon se nuk e di se çfarë do t’i sjellë e ardhmja por insiston se Inter gjithmonë ka qenë ekipi i tij.

Icardi është përfolur për një transferim te Manchester United, Chelsea dhe Real Madrid por ka mbetur tek Inter, duke shënuar 26 gola për Zikaltrit në luftën për një vend në Champions League.

“100 gola me Inter në Serie A? Jam i lumtur që kam shkruar emrin tim në historinë e këtij klubi të madh,” shprehet ai për Ole.

“Është një krenari e madhe për mua dhe nuk mund ta kisha imagjinuar kurrë. Nuk është e lehtë të kesh ato shifra në Itali, kështu që falënderoj të gjithë shokët e ekipit që e kanë bërë të mundur.

“Champions League? Gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç kishim shpresuar, por gjithmonë jam optimist dhe jam i sigurt se Inter do të jetë aty ku i takon.

“Kam qëndruar tek Inter pasi ka qenë gjithmonë ekipi im i zemrës. Kur isha i vogël gjithmonë i zgjidhja në PlayStation”.

“Madrid dhe Chelsea? Jam shumë i qetë dhe gjithmonë i fokusuar për të arritur objektivat e klubit tim.

“Nuk mund ta parashikoj të ardhmen. Do të qëndroj tek Inter? Ashtu siç thashë, nuk e di se çfarë do të më sjellë e ardhmja.

“E tashmja ime është këtu.”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme