Real Madridi thuhet se ka dërguar skautët për të vëzhguar mbrojtësin e AS Romas, Kostas Manolas, dhe sulmuesin e Interit, Mauro Icardin.
Ata kanë luajtur të dy në barazimin 2 me 2 në stadiumin Olimpico mbrëmjen e së dielës, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në një raport nga ‘Tuttomercatoweb’, në Itali kanë qenë reprezentues të Real Madridit në bankina për t’i shikuar ata të dy në aksion.
Në shënjestër ishte qendërmbrojtësi grek – Monalas dhe sulmuesin argjentinas – Icardi.
Asnjëri prej tyre nuk do të jenë në dispozicion për merkaton e transferimeve në janar, por Icardi ka një klauzolë të blerjes prej 110 milionë euro që është valide nga 1 deri 15 gushti.
Kjo mund të ri-negociohet para kontratës së re që lojtari nënshkruan, ndërkohë që “Nerazzurrët” janë në bisedime për të siguruar një marrëveshje të re.
Manolas ka një klauzolë të blerjes prej 36 milionë euro dhe tashmë është përfolur shumë për transferim nga disa klube angleze./arbresh.info/
Nasim Haradinaj tregon daljen e parë para gjyqtarit: Kostumi...
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...