Sulmuesi Mauro Icardi është i gatshëm të rikthehet te Inter nga PSG, ngase nuk dëshiron të mbetet në “Parkun e Princave”.
Icardi momentalisht është huazim te “Parisienët” nga Inter me mundësi blerje për 70 milionë euro në fund të sezonit, mirëpo thuhet se argjentinasi dëshiron rikthimin në Seria A, transmeton portali arbresh.info.
Raportimet e CalcioMercato zbulojnë se Icardi dëshiron të provojë përsëri vetën në fanellën e “Neurazurëve”.
Te PSG, Icardi ka humbur vetën në formacionin e parë duke qenë në stol si zëvendësues i Edinson Cavanit, pasi 27-vjeçari kishte bërë fjalë me bashkëlojtarët Neymar e Mbappe dhe kjo nuk i ka pëlqyer trajnerit, Thomas Tuchel pasi dy lojtarët janë të paprekshëm te klubi francez.
Thuhet se drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo dëshiron ta mbajë argjentinasin pasi ka besimin se do shkëlqejë në sezonin e ardhshëm, por lojtari ia ka bërë me dijë se preferon rikthimin në kampionatin italian.
Këtë sezon Icardi ka shënuar 20 gola në 31 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa është i kërkuar nga Milan e Juventus./arbresh.info.
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...