Google ADS

Ibrakovic: Objektivi i Prishtinës është vendi i katërt në kampionat

16:04 | 10 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Trajneri i Prishtinës, Abdulah Ibrakovic ka folur pas fitores ndaj Malishevës, teksa ka zbuluar edhe objektivin e kampionit në fuqi të Superligës së Kosovës.

Prishtina ka fituar me rezultat 3-2 ndeshjen ndaj Malishevës në kuadër të javës së 28-të në BKT Superligën e Kosovës.

Kjo fitore e ka lumturuar trajneri e vendasve, Ibrakovic, i cili ka thënë se objektivi i Prishtinës është vendi i katërt, teksa ka treguar edhe për rotacionet që po bën.

“Ne gjithmonë kemi shikuar lartë, në çdo ndeshje shkojmë për fitore, për këtë kemi bë disa ndryshime dhe kemi fut në lojë kualitetin tonë dhe kjo po vërehet”, ka thënë fillimisht Ibrakovic pas ndeshjes.

“Duhet me na kuptuar edhe neve, kemi pas një ndeshje shumë të vështirë të enjten, i kemi pushuar disa lojtarë, e di që kjo nuk është e thjeshtë, por ne duhet të veprojmë në këtë mënyrë dhe të pushojmë lojtarë”.

“Qëllimi është vendi i katërt në tabelë. Prishtina gjithmonë dëshiron të fitojë, ky është qëllimi ynë”, përfundoi trajneri i Prishtinës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme