Zlatan Ibrahimovic ka vazhduar me gola në kampionatin amerikan MLS.
Sulmuesi suedez ishte titullar si gjithnjë për skuadrën e tij LA Galaxy që humbi tek Toronto me rezultat 5-3.
Por edhe pse humbi, kjo ndeshje për Ibrahimovicin ishte speciale dhe nuk do ta harrojë kurrë.
Suedezi shënoi golin e parë për skuadrën e tij në minutën e 43-të pas një asistimi fantastik nga Dos Santos.
Ibrahimovic shënoi në mënyrë akrobatike, ndërsa për të ky ishte goli i 500-të në karrierën e tij si futbollist.
Falë këtij goli të mrekullueshëm, Ibra mori duatrokitjet edhe nga tifozët vendas të Torontos.
Ndërkohë sa i përket kampionatit amerikan, goli ndaj Torontos ishte i 17-ti këtë edicion për suedezin që ka asistuar edhe në gjashtë të tjerë.
https://twitter.com/SpectrumSN/status/1041123604467863552
36-vjeçari ka shënuar gola në kampionatin suedez fillimisht, pastaj në Holandë, në Serie A, La Liga, Ligue 1, Ligën Premier dhe tani në MLS.
Ibrahimovic gjatë karrierës së tij ka luajtur për Malmon, Ajaxin, Juventusin, Interin, Milanin, Barcelonën Paris Saint Germanin dhe Manchester Unitedin./Telegrafi
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...